Struktura

Salla e Konferencave

Një sallë konferencash, jo shumë e madhe dhe intime, është zgjedhja ideale, nëse keni nevojë të organizoni takime biznesi ose një takim me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.

Për këto raste, në Sky 2 Hotel, në Tiranë, ju mund të gjeni komoditetin e sallës së konferencave, një sallë bashkëkohore që ndodhet në katin e dytë, e pajisur me të gjitha pajisjet moderne audiovizive, projektorin LCD, Wi-Fi, opsionet e përdorimit të telefonit, letër e bardhë, etj.

Kjo sallë konferencash moderne e Sky 2 Hotel, është e përshtatshme për takime biznesi, seminare trajnimi, intervista, ekspozita dhe shumë të tjera. Koordinatorët me eksperiencë dhe stafi i hotelit do të sigurojnë një event të suksesshëm nga fillimi në fund. Salla e konferencave është shumë komode duke ju ofruar çdo lehtësi për një takim të vogël apo të mesëm, dhe për një shërbim informimi para ose pas takimeve. 

Jemi në dispozicionin tuaj të plotë për të plotësuar çdo kërkesë!

Bar Hotel 

Sky 2 hotel disponon edhe një bar të vogël që trasformohet në një vend të këndshëm takimesh .

Bari i Sky 2 Hotel qëndron i hapur gjatë gjithë vitit në dispozicion të miqve të hotelit por edhe për klientët e jashtëm. 

Hapesira komode dhe e thjeshtë e barit ju krijon mundësinë që të relaksoheni duke shijuar një bisedë me miqtë tuaj apo pse jo, edhe nën tingujt e muzikës soft apo të autorit tuaj të preferuar që stafi i recepsionit do të ketë kënaqësinë të përzgjedhë për ju.

Shijoni një lëng prej portokalleve të freskëta të breg detit shqiptar ose një kafe cilësore për tu relaksuar apo argëtuar në ambjentet tona. Do keni gjithmonë në dispozicionin tuaj një staf të kualifikuar për t'ju plotësuar çdo kërkesë.

Jeni të mirëpritur! 

BrauHaus Pub

Brauhaus në Tiranë, është një restorant, pizeri,birreri në qendër të kryeqytetit Shqiptar. Me sipërfaqen prej 1500 metra katrorë, ky restorant krenohet me më shumë se 400 vende ku mund të kaloni nje mbrëmje me miqtë dhe familjaret duke dëgjuar muzikë live ose duke parë ndeshjen e preferuar të futbollit. Një nga pikat e forta është pa dyshim laboratori modern artizanal i prodhimit të birrës që ndodhet brenda restorantit.
Fabrika e birres BRAUHAUS e prodhuar nga SALM & CO (një nga prodhuesit më të vjetër të fabrikës së birrës në Vjenë) prodhon birrë artizanale me cilësi të lartë. 

Brauhaus në Tiranë ofron përveç birrës artizanale dhe cilësore , piata te shijshme mishi të pjekur në skarë, sallata, sanduiçe dhe piata te ndryshme të kuzhines tipike shqiptare. Mbas një formimi profesional të lartë të stafit është futur në menu edhe Pinsa Romana, një risi për Tiranën dhe Shqipërinë. Jeni të mirëpritur !

Copyright © 2019 Sky 2 Hotel - Rruga Reshit Collaku, 38, Tirana (Tiranë) - Albania
Website created with ericsoft